Aktuale

Sot në Kosovë, mot kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas institutit, të reshura do të ketë kryesisht në Dukagjin, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.