Aktuale

Sot më shumë të shëruar se të infektuar

Inistuti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i lartë se i të infektuarve, raporton Express

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 884 persona, duke çuar në 31 mijë e 41 numrin e të shëruarve.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 357 mostra, nga të cilat 561 kanë rezultuar pozitive, duke çuar në 44 mijë e 442 numrin e rasteve pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes, ndërkaq deri më tani nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 148 persona.

Raste aktive me koronavirus në vend janë 12 mijë e 253./GazetaExpress/