Aktuale

Sot mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një pjesë e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, nga fshati Gornje Sello deri në Prevallë (tek hotel Sharri), do të jetë sot e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve.

Sipas MI-së, mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.

Kjo ministri iu bën thirrje qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë.