Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të mbajë seancë duke filluar nga ora 14:00, për të diskutuar në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Kjo seancë eështë inicuar nga grupi parlamentar i LDK-së, të cilët kishin dërguar kërkesën për seancë edhe një ditë më parë.
Gjashtë shtetas turq u deportuan nga Kosova javën që shkoi me arsyetimin se nuk kishin leje qëndrimi. Pesë prej tyre ishin udhëheqës dhe profesorë të Institucioneve Arsimore “Gulistan” dhe një kardiolog.
Ky veprim ka nxitur një retorikë të ashpër në mes të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka kërkuar shkarkimin e Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi dhe Ministrin të Brendshëm, tashmë të shkarkuar, Flamur Sefaj.