Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutohet për ushtrinë e Kosovës.
Sot në ora 15:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës.
Siç bëjnë të ditur burime të lajmi.net, këtë mbledhje e ka thirrur vet kreu i Kuvendit Kadri Veseli, për të marrë vendim rreth ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.
Po ashtu këto burime bëjnë të ditur se në këtë mbledhje pritet të procedohen ligjet për FSK-në dhe se sipas të gjitha gjasave seanca për FSK-në, pra për miratimin e këtyre ligjeve pritet të mbahet në mesin e muajit dhjetor.
Ndryshe, këto projektligje kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendit e Kosovës, me 96 vota për dhe asnjë kundër.
Këto projektligje i kanë bërë bashkë pozitën e opozitën që njëzëri kanë mbështetur ato, derisa kundër ishte Lista Serbe. /Lajmi.net/