Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja parashihet të fillojë në ora 14:00 dhe ka disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja do të udhëhiqet nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan FaktePlus.
Njoftimi i plotë:
Sot (e premte, 3 korrik, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje – Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Raport i Këshillave të KQZ-së:
· Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut.
· Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të Planit të Punës së KQZ-së për vitin 2020.
3. Të ndryshme;