Aktuale

Sot mblidhet KQZ-ja, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja parashihet të fillojë në ora 13:30 dhe ka disa pika të rendit të ditës.

Mbledhja do të udhëhiqet nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar – mars 2020.

3. Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Suharekë.

– Shqyrtimi i kërkesave për shtyrje të kuvendeve zgjedhore të partive politike: Organizata e Ballit Kombëtar të Kosovës; Balli Kombëtar i Kosovës; Gradanska Iniciatiava Gore; Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i planit vjetor të rishikuar të auditimit të brendshëm për vitin 2020;

5. Të ndryshme;