Aktuale

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencës, në të cilën do të miratohet raporti vjetor e punës së Komisionit për vitin 2016 si dhe miratohet plani i punës së Komisionit për vitin 2017.

Sipas njoftimit për media gjatë ditës së sotme mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të miratohet plani dhe programi i punës së Komisionit për vitin 2017.

Gjithashtu edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2017.

Komisioni për Buxhet Dhe Financa,  do të bëjë shqyrtimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2017.

Ndërsa Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media  në mbledhjen e sotme do të bëjë shqyrtimin në parim  të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës si dhe miratimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për RTK-në.