Aktuale

Sot mblidhen ambasadorët e kryetarët e komunave

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot do të mbahet takimi me ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit për media nga komuna e Gjilanit, të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e komunave të regjionit lindje.

Ata është thënë se do të diskutojnë lidhur me bashkëpunimin ekonomik.

Takimi do të mbahet në Prevallë.