Aktuale

Sot mbahet takimi për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një takim gjithëpërfshirës për lansimin e themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Takimi thuhet se do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit dhe do të nis nga ora 14:00.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili po bën shtytje që të themelohet një gjykatë për krimet e Serbisë në Kosovë.