Elvana Gjata sot lanson projektin e ri muzikor.
“Sa shumë të pasna dashtë”, mban titullin kënga e re e Elvana Gjatës që pritet të lansohet sot.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një video në llogarinë e saj, personale, Instagram gjersa tregon se në 18:30, lansohet kënga.
Ky projekt i Elvanës nuk ka dyshim se do të pëlqehet nga fansat e saj që mezi po e presin rikthimin e këngëtares.
Gjata javën e kaluar, erdhi në Kosovë dhe mbajti një koncert madhështor për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/