Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot mban mbledhjen e radhës e ku pritet të merr vendim lidhur me kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate, e cila ka kërkuar tw ketë rinumërim të vendvotimeve të tjera.
Zyrtarë nga QNR thonë se do të kërkojë rinumërim të 530 vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga ana e anëtarëve të KQZ-së.
Kujtojmë se të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve.
Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.