Aktuale

Sot jepet fjala përfundimtare ndaj deputetët të VV’së për hedhjen e gazit lotsjellës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të jepet fjala përfundimtare në rastin e katër deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Në seancën e fundit kishte dëshmuar deputeti Armend Zemaj, kurse nuk kishte shkuar për të dëshmuar kryekuvendari Kadri Veseli.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli kuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ditë më parë gjykata ua ka vazhduar paraburgimin Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.