Arsim & Kulturë

Sot hapet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove

Sonte hapet edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të teatrove “Prishtina International Theatre Festival”, PITF2019.

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove do zgjasë nga sot datë 04 nëntor deri më 09 nëntor, ku do jepen shfaqje të trupave teatrore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Hapja solemne do të bëhet sonte në ora 19:00, ndërsa programit garues të këtij edicioni, do t’ i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB “Bretkosa” në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet sonte jashtë programit garues.