Aktuale

Sot fillon konferenca e parë rajonale për siguri kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, organizojnë konferencë rajonale dy ditore për siguri kibernetike.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Nehat Mustafa, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Stefan Çipo, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ministra e zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, deputet, udhëheqës të agjencive të zbatimit të ligjit, rektor të universiteteve, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike.

Konferenca do të fillojë sot më 21 nëntor, duke filluar në ora 09:15 dhe do të mbahet në hotel “Emerald”./KosovaPress/