ShowBiz

Sot është një ditë e veçantë për Adrola Dushin

Modelja shqiptare sot feston ditëlindjen.

Adrola Dushi modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja shqiptare sot mbush 26 vite jetë, dhe për këto vite ajo ka shënuar suksese të mëdha në botën e modelizmit dhe jo vetëm në arenën vendore por edhe atë ndërkombëtare.

Kujtojmë se modelja muaj më parë ka nënshkruar kontratë me një nga agjencitë më të mëdha të modelizmit ‘Wilhelminamodels’. /Lajmi.net/