Aktuale

Sot del para Gjykatës polici që dyshohet se abuzoi seksualisht me16-vjeçaren nga Drenasi

Bekim Kafexholli, avokat i Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16 vjeçares nga Drenasi, ka konfirmuar dje për Insajderin, se klinenti i tij sot pritet të dalë në intervistim nga Prokurori i lëndës.
Kafexholli ka thënë se deri më tani, nuk është informuar në mënyrë zyrtare asgjë sa i përket rastit. Ai ka shtuar se përveç urdhërit për arrestimit të klientit të tij (Vesel Veseli) nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket arsyeve pse ai është arrestuar.

Avokati i Vesel Veselit, ka thënë se është duke u informuar vetëm nga shkrimet e mediave.

“Nesër ai pritet me dalë para Prokurorit të lëndës”, ka thënë Kafexholli.

Insajderi, të martën ka raportuar për një abuzim seksual të një 16 vjeçare në Drenas.
Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16 vjeçare nga kjo komunë.

Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.

E gjithë kjo ngjarje, ka ngjallë reagime të shumta në shoqërinëkosovare. Për të ka reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare. /Insajderi/