Aktuale

Sot bëhen 21 vite nga beteja e Likoshanit dhe Çirezit

Sot bëhen 21 vite nga beteja e Likoshanit dhe Çirezit.
Në këto dy fshatra të Drenicës, në vendin e quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe.

Nga forcat paramilitare serbe u ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm, e nga luftimet mbetën të vrarë edhe disa policë serbë.

Më 28 shkurt të 1998-së në Likoshan e Çirez u vranë 4 ushtarë e 20 civilë.

Në familjen Ahmeti serbët vranë 10 persona, ndërsa më 5 mars ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut. /Lajmi.net/