Aktuale

Sot 91 raste vetëm në Prishtinë, kjo është renditja e komunave me COVID-19

IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezulatuar 168 raste pozitive me koronavirus. Në statistikat e Institutit janë theksuar edhe personat e shëriar. Listës të së shëruarve i janë bashkuar sot edhe 157 persona të tjerë.

Nga rastet pozitve, Komuna e Prishtinës prinë me më së shumti raste. Pastaj është Komuna e Podujevës e cila numëron në 24 orët e fundit gjiothsej 11 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /FaktePlus