Viti 2017 shënon një numër rekord të besimtarëve myslimanë nga Kosova që kanë kryen haxhin në Mekë, ku gjithsej ishin 1074 haxhilerë.
Ndonëse haxhilerët nga Maqedonia kishin arritur në Shkup me datën 10 shtator, ata të Kosovës ende vazhdojnë të qëndrojnë në Arabinë Saudite.
Gazeta Prishtina ka marrë vesh se fluturimi për haxhilerët nga Prishtina, do të bëhet sonte rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërsa arritja në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pritet të ndodh nesër në ora 4:30 të mengjesit. Ndërsa, sipas të burimeve të njëjta, aeroplani tjetër me haxhilerë nga Vushtrria, Podujeva e Mitrovica do të niset në kohën e njejtë, diten e diel.
“Ndryshe nga vitet e kaluara, për herë të parë haxhinjtë nga Kosova kishin klimat brenda tendave ku po qëndronin në Ditën e Arafatit, që falë Zotit e lehtësuan qëndrimin në Arafatë në temperatura rreth afër 50 gradë celcius”, thotë një kryrës i haxhit nga Kosova.
Haxhinjtë kosovarë, në Mekë qëndruan në Hotel Manafea, ndërsa në Medinë, ata kaluan netët në Hotel Al Andalus, i cili gjindej shumë afër Xhamisë së shenjtë në të Profetit Muhammed. /Gazeta Prishtina