Nata e katërt e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018), do të sjellë në skenën e teatrit “Faruk Begolli” shfaqjen “Pula”.
Kjo shfaqje do të luhet nga trupat e aktorëve nga vendi i Bullgarisë. Regjisorja Ana Bateva dhe aktorët Vasilena Vinchenco dhe Vasil Duev në një konferencë për media u shprehën mjaftë të kënaqur që do të aktrojnë në teatrin e AAB “Faruk Begolli”.
“Chicken” (Pula) nga Bullgaria është një shfaqje jostandarde që shtjellon problemet e artistëve modernë në teatrot shtetërore dhe problemin e materializmit agresiv që na rrethon.
Ndërsa, heronjtë e kësaj shfaqjeje Nina Zarechnaya dhe Aleksandër Timofeich, rolet e të cilëve i luajnë Vasilena Vinchenco dhe Vasil Duev, ëndërrojnë të shkojnë në kryeqytet ndërkohë që kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe sapo gjejnë lirinë e tyre personale në art, poashtu bien në vorbullën e mjediseve dhe miqësive të rreme.
Theksojmë që shfaqjen “Pula” mund ta shihni sonte nga ora 19.00 në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.