Sonte në Kolegjin AAB do të bëhet inaugurimi i skenës së re Kamertale të teatrit AAB si dhe me këtë rast vjen Premiera e shfaqjes “Bretkosa” me regji të Burbuqe Berishës.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.
Shfaqja “Bretkosa” do të jepet sonte nga ora 20.00 ndërsa gjithashtu do të shfaqet prapë të enjten dhe të premtën në po të njëjtën kohë.