Në ditën e tretë të Epopesë dhe e fundit, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Pas ndezjes së flakadanëve, do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Ky akvititet mbahet në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.