Rajon & Botë

Sondazhi: Ja kush mund t’i fitojë zgjedhjet në Britani të Madhe

Sipas një sondazhi të Comres të publikuar dje, partia në pushtet e Britanisë së Madhe, Partia Konservatore, ka një përkrahje prej 50 për qind, që e vë kryeministren e vendit Theresa May në rrugë drejt një fitoreje të thellë më 8 qershor.
Ndërsa, partia kryesore opozitare, Partia Laburiste, ka mbetur e palëkundur, me vetëm 25 për qind përkrahje, transmeton Express.

Sondazhi i gazetës “Sunday Mirror” me 2.074 njerëz të anketuar më 19 dhe 20 prill, ka treguar për një rritje për 4 pikë të Partisë Konservatore nga java e kaluar dhe është përkrahja më e lartë e kësaj partie në sondazhet e Comres që nga vitit 1991./Express/