Rajon & Botë

Sondazh: Shumica e gjermanëve mbështesin kandidaturën e katërt të Merkel

Të paktën dy të tretat e gjermanëve mirëpresin faktin që kancelarja gjermane Angela Merkel do të kadidojë në zgjedhjet që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Sipas sondazhit “Politbarometer” të zhvilluar për televizioni publik ZDF, “64 për qind e gjermanëve mbështesin vendimin e Mrekelit”.

“Ky vendim mbështetet gjithashtu nga 89 për qind e përkrahësve të partisë së saj të qendrës së djathtë Unioni Kristian Demokrat (CDU)”, thuhet në këtë sondazh.

Vetëm 33 për qind e gjermanëve janë kundër kandidaturës së katërt të kancelares. /Lajmi.net/