Aktuale

Sondazh: 57% e qytetarëve mbështesin Haradinajn për Kryeministër, Kurtin 30 %, Hotin 13% (Grafikone)

Qendra për Hulumtime “Alternativa”, observator i matjeve të opinionit publik, ka realizuar një sondazh me qytetarë, për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017. Është ky sondazhi i dytë për partitë politike në Kosovë, i zhvilluar me përgjegjje në dy pyetje të vetme, nga të anketuarit:

  1. Cilit subjekt garues politik në Kosovë do t’ia besonit votën, koalicionit PDK-AAK-NISMA, atij LDK-AKR-Alternativa apo Lëvizjes Vetëvendosje!?
  2. Cili nga kandidatët për kryeministër është më bindës se do të mund t’i ndryshonte gjërat pozitivisht, Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Avdullah Hoti?
    Përgjegjjet kanë rezultuar me dallim të madh në favor të koalicionit PDK-AAK-NISMA, duke shënuar 46.8% për të, kundrejt LDK-AKR–Alternativa me 27.1% dhe Lëvizjes Vetëvendosje! me 21.5%.

Sondazhi është realizuar me të anketuar të profileve dhe grupmoshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur sipas medotës përmes bisedës së shkurtër dhe plotësimit të pyetësorit me dy pyetjet e parashtruara. Forma e përgjegjjeve ka qenë dihotome, ku i pyeturi në sondazh ka pasur dy opcione që të përgjigjet.

Pjesëmarrja e grupmoshave të respodentëve është zhvilluar në (5) pesë kategori, duke filluar prej 18-25 vjeç, 26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjeç. Rezultatet kanë treguar për një rritje substanciale të koalicionit PDK- AAK -NISMA me rezultat zgjedhor prej 46.8%.

PDK–AAK-NISMA 46.8%; LDK-AKR 27.1%; VV-21.5%; Të tjera 6.0%

Cili nga kandidatët për kryeministër është më bindës dhe do të mund t’i ndryshonte gjërat pozitivisht, Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Avdullah Hoti?

Rezultatet në pyetjen drejtuar qytetarëve kanë rezultuar me 57% për Ramush Haradinajn, i nominuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA. 30% i kanë besuar Albin Kurtit nga Vetëvendosje, ndërsa, vetëm 13% besojnë që i nominuari i LDK-së, Avdullah Hoti do të mund t’i ndryshonte gjërat pozitivisht.

Rezultatet e sondazhit janë realizuar me pesëmijë (5000) respondentë të anketuar nëpër (8) tetë qendrat më të mëdha në Kosovë. Ky sondazh është realizuar nga data 21 maj 2017 deri më 29 maj 2017, në qytetet: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë (rajoni i Drenicës), Podujevë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren, qendra këto kryesore të Republikës së Kosovës.

Sondazhi është realizuar pas kohës kur partitë politike arritën koalicionet e tyre parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017.

Toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi, supozohet të ketë devijim prej 1.8% deri 2.4%, si përllogaritje statistikore.

Qendra për Hulumtime “Alternativa”, me seli në Prishtinë, është kompani joqeveritare e themeluar enkas për hulumtim dhe e specializuar në matjen e opinionit publik, që ndërlidhet me votuesit potencialë të subjekteve politike në Kosovë