Rajon & Botë

Somali: Sulm me makinë-bombë, 8 të vdekur

Një makinë-bombë ka shpërthyer sot afër një hoteli në një rrugë të dendur në kryeqytetin somalez, duke vrarë tetë persona, njofton policia dhe shërbimet emergjente.

Policia njoftoi se shpërthimi ndodhi jashtë hotelit “Wehliye” në rrugën “Maka al Mukaram”, transmeton Express.

“I kemi bartur tetë persona të vdekur dhe shtatë të plagosur. Shërbimet e shpëtimit vazhdojnë, ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet,” ka thënë për Reuters drejtori i shërbimeve emergjente, Abdikadir Abdirahman.

Një dëshmitar i rastit ka thënë se i ka parë 10 persona të vdekur në vend të ngjarjes.

Hoteli është lënë i paprekur dhe dëmtuar, por shpërthimi e ka dëmtuar një shtëpi aty pranë./Express/