Rajon & Botë

Somali, 5 të vdekur pas një sulmi terrorist me dy autobomba

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën kur dy makina të mbushura me eksplozivë shpërthyen dhe kur persona të armatosur sulmuan një hotel në kryeqytetin somalez, konfirmoi sot policia lokale.

Pas shpërthimit, personat e armatosur rrethuan hotelin ”Nasahablood 2”, i cili frekuentohej edhe nga zyrtarë qeveritarë.

”Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga hoteli më shumë se 30 persona të plagosur, përfshirë një ministër dhe një klerik të njohur”, tha oficeri i policisë, Mohamed Dahir.

”Gjatë rrethimit që zgjati 10-orë, një militant hodhi veten në erë duke shkaktuar pasoja ende të panjohura”, shtoi ai.

Ndërmjet 25 viktimave, u konfirmua edhe vdekja e Abdinasir Mohamed Garane, ish-zëvendësministër i Bujqësisë si edhe një zyrtar i lartë policie.

Përgjegjësinë për sulmi e mori grupi i njohur terrorist Al-Shabaab.