Të paktën 10 persona, përshirë shtatë roje të zyrave të OKB-së në Somali, janë vrarë sot pas një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në zyrat e OKB-së në Mogadishu.
AP njofton se ndryshe nga sulmet e mëparshme për të cilat është fajësuar al-Shabab, grupi militant që ka lidhje me Al-Qaida, personat e armatosur nuk e kanë shoqëruar sulmuesin me makinë-bombë, tha kapiteni Mohamed Hussein, përcjell Express.
Ai tha se sulmuesi me makinë-bombë u përpoq që të vozisë me shpejtësi përmes barrierave të zyrave të OKB-së, por që u ndal nga rojet që qëlluan mbi makinë.