Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti nuk di asgjë tjetër të bëjë përveç akuzave dhe shantazheve.
Havolli, i cili është pjesë e LDK-së, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se askush nuk ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje t’i tërheqë 70 dosjet e dërguara në prokurori, por t’i sqarojnë ato.
Postimi i plotë:
…kjo mbetet puna juaj më e mirë, sepse nuk dini të bëni punë tjetër, përpos akuzave, sulmeve, dhunës, shantazheve dhe mashtrimeve. Tjetër nuk dini të bëni, nuk keni bërë asnjë punë të mirë në qytet dhe në Komunë… Askush nuk ka kërkuar nga ju t’i tërhiqni dosjet, por t’i sqaroni ato. Dhe ju keni frikë t’i sqaroni….