Rajon & Botë

Sofja nxjerr në shitje dy reaktorë bërthamorë

Bullgaria kërkon një investitor të gatshëm për të rimarrë dy reaktorë bërthamorë të rinj dhe për të përfunduar një projekt për ndërtimin e një centrali mbi Danub, njoftoi dje qeveria.

Sofja njoftoi gjithashtu se pagoi sot 601 millionë euro ndaj gjigantit bërthamor rus «Atomstroyexport» në formë kompensimi për pezullimin në 2012 të këtij kantieri.

Ky kompensim u urdhërua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me seli në Gjenevë.

Rusia kishte pranuar për të mos kërkuar t’i paguheshin interesat prej 130 000 euro në ditë nëse Bullgaria do të sistemonte pagesën e faturës përpara 25 dhjetorit.

« Ne kemi një platformë dhe kemi dy reaktorë të  gjeneratës së re me 1000 megawatt secili », deklaroi sot ministrja e Energjisë, Temenoujka Petkova.

”Ky investim prej 2,6 miliardë leva (1,3 miliardë euro) nuk duhet humbur », vlerësoi ajo.

« Tre shoqëri, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare Bërthamore kineze kanë shfaqur interes për këtë projekt », shtoi ministrja që mbetet në pritje të nisjes së procedurës së privatizimit për të konstatuar nëse ky interes konfirmohet.