Kuriozitete

Socotra në Jemen, peizazhi më unik mbi tokë (Foto)

Socotra është një ishull në oqeanin Indian, përballë Jemenit, pjesë e të cilit edhe është. Ishulli është thuajse unik për nga peizazhi; pemët e tij Adenium Socotranum,  nuk hasen kund dhe bashkë me disa shpendë, gjenden vetëm në këtë ishull.

Në vitin 2010 në ishull u bë një zbulim arkeologjik, ndërkohë që nuk mungojnë teoritë që e lidhin ishullin me rrëfimet për Kopshtin e Edenit, apo me parajsën sumere, Dilmun.

Në çdo rast nga fotot duket diçka e pazakontë, si një tablo e imagjinuar nga udhëtimet e magjishme të Sindbad Detarit