Ish- kontraktorit të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Edward Snowden i është dhënë leja për të qëndruar në Rusi edhe për dy vjet të tjera.
“Qendrimi i Snowden në Rusi sapo është shtyrë edhe për dy vite të tjera” , tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, në një postim në Facebook.
33-vjeçari Snowden është kërkuar në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me gjyqin për akuzat e ngritura, për spiunim, vjedhje dhe komunikim të paramenduar të informatave sekrete të inteligjencës, transmeton KosovaPress.