Aktuale

Skllavëroi dy femra në Fushë Kosovë, arrestohet

Policia ka arrestuar të martën pas mesnate, rreth orë 02:05, në Fushë Kosovë, një të dyshuar për skllavërim të dy viktimave femra, raporton Gazeta Express.

“Është arrestuar një (1) i dyshuar për përfshirje në Trafikim me Njerëz, dhe i njëjti ka detyruar dhe ka skllavëruar dy viktimat femra K-Shqiptare. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i PTH-DKR Prishtinë”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.

Me vendim të Prokurorit, tregon njoftimi, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.