Aktuale

S’kishte mjet eksplodues, arrestohen ashkalinjët për inskenim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me raportimin për një mjet të dyshuar pranë ndërtesës së Kuvendit Komunal të Ferizajt, duke thënë se ishte lajm i rremë për një pako me mbishkrime kërcënuese.

Njësit policore dhe njësit për deminim kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilat pas verifikimit kanë konstatuar se është një pako me mbeturina dhe nuk ka mjet të dyshuar.

Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të komunitetit ashkali, të cilët besohet se kanë inskenuar rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/