ShowBiz

S’keni parë asgjë! Festa e ditëlindjes së Xhensilës ka vazhduar dhe gjithçka duket shumë romantike

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj para dy ditësh festoi një datë të rëndësishme.

Për ditëlindjen e saj të 25-të ajo kishte zgjedhur t’i mbledhë personat e afërm në një ambient përrallor për të nge dolli me këtë rast, shkruan lajmi.net

Përveç tavolinave të rregulluara në mënyrë përrallore, luleve gjithandej, vëmendjen më të madhe e mori protagonistja e mbrëmjes, Xhensila.

Fustani bojë qielli ishte i pari që veshi për ta ndërruar më pas me një tjetër.

E menjëherë pas përfundimit të ditëlindjes doli në media se sa ka kushtuar njëri prej tyre e që kaë çmimin prej 616 euro.

Xhensila Myrtezaj në këtë 25 vjetor ka pranuar gjithashtu dhurata shumë të shtrenjta të cilat i ka publikuar pas ditëlindjes në Instagram por nuk ka zbuluar detajisht se çka ka brenda.

Gjithashtu ndjekësit kanë qenë të informuar nëpërmjet postimeve të ndryshme edhe me atmosferën atë natë.

Por duket se nuk kemi parë asgjë pasi mbrëmja ka vazhduar akoma më shumë dhe nga disa postime të fundit shihet se Xhensila ka kaluar një natë tejet romantike nën shoqërimin e qirinjëve dhe dritave të qytetit./Lajmi.net/