Sipas mediave italiane raportohet se ai pasi ka vrarë gruan që e kishte në të njëjtën moshë dhe vajzat, ka telefonuar kolegët e tij në polici. “Ejani se kam vrarë familjen time, derën po ua lë hapur”. Menjëherë më pas ai ka vrarë edhe veten.
Mbi trup Mauro Agrosi kishte lënë një letër, ku shpjegonte arsyen e vrasjes makabër, “Problemet ishin të pakapërcyeshme”, thuhej në letër. Dy vajzat 10 dhe 14 vjeç ishin vrarë në gjumë nga i ati. Për të mos krijuar zhurmë, ai u kishte vënë një jastëk dhe më pas i kishte qëlluar.
Raportohet se kolegët e policit janë shprehur të habitur dhe të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ai kurrë në punë nuk kishte shfaqur shenja nervozizmi, konsiderohej si një nga më të qetët në rajon.