Aktuale

Skënderbeu në vend të Krajlit

Këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, kanë votuar propozimin për ndryshimin e emërit të sheshit nga Karagjorgje Petroviq më Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Iniciativa e kuvendarëve shqiptare është kundërshtuar nga kuvendarët serb, po është përkrahur nga qytetarët shqiptarë”, ka thënë për RTK-në Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Nëse do ta miratoj emërtimin e ri të sheshit në Bujanoc,Ministria serbe e Pushtetit Lokal,mbetet të shihet në ditët në vijim.Ndërkohë shqiptarët mendojnë se Skenderbeu ka qenë hero i përmasave ballkanike dhe se rrugë e sheshe të shumta në botë bartin emrin e tij.