Aktuale

Skenderaj, me këngë e valle drejt qendrave të votimit

Një grup i madh i qytetarëve të organizuar janë parë rrugëve të qytetit të Skenderajt, derisa shkonin drejt qendrës së votimit.

Grupit të qytetarëve i prinin persona në karrocë. Grupi mbanin në duar flamurin kombëtar dhe atë shtetror, kurse, nuk mungonin as këngët dhe vallet me tupan./KosovaPress/