Aktuale

Skenderaj feston ditën e çlirimit, Jashari e nis me homazhe te komandanti legjendar

Qyteti i Skenderajt sot shënon 20 vjetorin e çlirimit. Në këtë ditë, 20 vite më parë forcat e NATO-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hynë në këtë qytet të cilin e kishin braktisur forcat serbe.

Këtë ditë, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka nisur me homazhe të shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin që mbanë emrin e tij, për të vazhduar në kompleksin memorial në Prekaz dhe kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Marinë.

“Në këtë të ditë të bekuar të 20 – vjetorit të çlirimit të Skenderajt, vlerësojmë kontributin e jashtëzakonshëm dhe sakrificën sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, Familjes Jashari, të gjithë heronjve të rënë e të gjallë të luftës së lavdishme të popullit tonë për liri”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

Jashari ka uruar gjithë qytetarët e Skenderajt për ditën e çlirimit, duke kujtuar në mënyrë të veçantë gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi.

“Të dashur qytetarë, Urime 20 vjetori i çlirimit të Skenderajt! Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që dhanë jetë për lirinë e Kosovës!”, është shprehur ai. /FaktePlus