Një video shqetësuese tregon për gjendjen skandaloze në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj.
Një prej nënave që ka lindur në këtë spital, ka regjistruar një video ku shihet një mi fare pranë tavolinës ku ushqehet vetë ajo dhe mban foshnjën e porsalindur, shkruan Periskopi.
Miu shihet derisa ushqehet nga copëzat e ushqimit që i kanë rënë pacientëve në sallë.
Videoja është shpërndarë masivisht nga qytetarët, komentet e të cilëve në shumicë kanë qenë komente shqetësimi për përkujdesin shëndetësor dhe higjienën në spitalet kosovare
“Qe qashtu lindmi na me mi bashkë. Qe mini han ktu, ktu i kemi bebat. Kqyrne…”, dëgjohet të thotë gruaja që e ka regjistruar videon.