Aktuale

Skandaloze: Burri nga Gjilani me dhunë e detyron gruan të abortoj në muajin e pestë

Dhuna ndaj grave nuk ka të ndalur në Kosovë. Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit.

Siç ka treguar Policia e Kosovës një burrë ka detyruar gruan e tij që të abortoj fëmijën pesë muajsh.

Thuhet se deri te abortimi erdhi pasi i dyshuari me dhunë kishte shtrënguar gruan, e cila më vonë edhe ka abortuar.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, i cili me anë të presionit, shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes ka detyruar bashkëshorten e tij, viktimën shqiptare, të abortoj fëmijën e saj me të cilin viktima ishte shtatzënë prej pesë muajve”, njofton policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari i arrestuar pas intervistimit me vendimin e prokuronit përkatës është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus