Aktorja Natassia Malthe ka akuzuar producentin Harvey Weinstein, se e kishte dhunuar para 9 vjetësh.
Ajo thotë se Weinstein kishte hyrë në dhomën e saj të hotelit dhe e kishte dhunuar me forcë.
Natassia Malthe është një prej femrave të fundit që kanë akuzuar Harvey Weinstein për sulm seksual, transmeton KosovaPress.
Aktorja e lindur në Norvegji tha se Weinstein e kishte dhunuar atë në hotelin Sanderson në shkurt të vitit 2008.
Malthe ka bërë akuzat në një konferencë për media, ku mori pjesë edhe avokati i saj, Gloria Allred, në Nju Jork.
Malthe tha se Weinstein kishte hyrë në dhomën e saj, kishte hequr pantallonat dhe është ulur në shtratin e saj.
“Ai më tha se mund të më ofrojë një rol në filmin e ardhshëm, me kusht që unë të flija me të”, tha ajo.
Pasi që aktorja nuk kishte pranuar për një gjë të tillë, Weinstein e kishte shtyrë me dhunë që të ketë seks me të.
“Unë mbylla sytë dhe vetëm dëshiroja që të vijë deri te fundi. Isha person i vdekur. Pas kësaj, ai u vesh dhe u largua nga dhoma”, tha ajo.