Aktuale

Skandali seksual me të miturën në Drenas, avokati Gazmend Halilaj mbetet në paraburgim

Avokati Gazmend Halilaj, që bëri publik rastin e vajzës së mitur nga Drenasi që akuzonte për keqpërdorim seksual mësuesin Shkëlzen Xhekaj dhe policin hetues Vesel Veseli, do të vazhdojë të mbahet në paraburgim.

Arbër Fazliu, avokat i Gazmend Halilaj, ka bërë të ditur për T7 se klientit të tij i është caktuar masë e paraburgimit për 30 ditë.

Për këtë Fazliu po thotë se do të drejtohen me ankesë në Gjykatë të Apelit.

Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, avokati Gazmend Halilaj është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “keqpërdorim seksual”, duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurori në lidhje me rastin ndaj 16-vjeçares, ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje. /Express

the authorBurbuqe Metolli