Rajon & Botë

Skandali i Koresë së Jugut: Ndalohet shoqja e presidentit

Zyra e prokurorisë në vend ka 48 orë kohë për të vendosur nëse do të arrestojë zyrtarisht Choi Soon-sil

Choi Soon-sil, ishte  një mike e vjetër e Presidentit Park Geun-hye, akuzohet se ka ndërhyrë në punët e shtetit.

Prokurorët kanë 48 orë kohë që nga ndalimi i saj i cili u bë të hënën, për të vendosur nëse do ta arrestojnë zyrtarisht.

Të hënën, tetë banka janë bastisur në lidhje me skandalin, raportuan mediat në Kore së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap tha se autoritetet janë duke u përpjekur  që të konfiskojnë dokumentet që lidhen me transaksionet financiare  të zonjës Choi, transmeton KosovaPress.

Choi është akuzuar për shpërdorimin e parave dhe  presion ndaj kompanive për të dhënë donacione  për fondacionet  nga të cilat kishte përfituar ajo, në bazë të afërsisë së saj për presidentin.

Ajo gjithashtu akuzohet për përfshirje në vendimmarrje të nivelit të lartë.