Agjencia turistike ”Astoria Travel” ka reaguar ndaj informacioneve për mashtrimet që u janë bërë maqedonasve të cilët jetojnë në Amerikë dhe Australi, me aviobiletat, informacione këto të publikuara në agjencinë e lajmeve ”META”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj agjencie, udhëtari është i obliguar që të paraqesë çdo parregullsi në agjencinë turistike, për të marrë një përgjigje. Më tej, agjencia bën të ditur se këngëtarja Elena Jovçeska është e punësuar në këtë agjenci dhe se është nënshkruese e xhirillogarisë së agjencisë, si edhe ka qenë e obliguar që të punojë sipas ligjit.
”Astoria Travel” kërkon nga agjencia e lajmeve ”META”, dëshmi për deklaratat e këngëtares Jovçesla, që të mund të marrin masa suspendimi ndaj saj, ndërkaq këngëtarja deklaron se ka qenë e mashtruar nga shefja e agjencisë.
Nga ana tjetër, MPB-ja bën të ditur se ende nuk ka ndonjë padi për rastin në fjalë, kurse të mashtruarit inkurajohen që ta bëjnë një gjë të këtillë, në mënyrë që MPB-ja të ndërmerr hapa konkret për ndriçimin e rastit.