Një skandal i ri ka përfshirë marinsat amerikanë, pasi në një faqe sekrete në Facebook janë publikuar fotografi nudo të ushtareve femra. Protagonistët rrezikojnë gjyqin ushtarak.
“Bëhet fjalë për një sjellje totalisht në kundërshtim me principet tona”, u shpreh gjenerali Ronald Green. Por faqja sekrete në Facebook e quajtur «Marines United» është vetëm skandali i fundit që ka përfshirë ushtrinë amerikane.
Departamenti amerikan i mbrojtjes po heton mbi disa fotografi nudo të ushtareve femra që janë shpërndarë në rrjete sociale nga kolegët meshkuj si në rradhët e marinsave amerikanë ashtu dhe nga ata britanikë. Fotografitë që ende nuk dihet nëse janë bërë me deshirë apo fshehurazi, kanë një sërë komentesh negative. Shërbimi për hetimet në marinë ka nisur hetimet dhe deri tani janë identifikuar 12 nga protagonistet.
Zyrtarët ushtarakë për momentin nuk kanë komentuar duke pritur që të zbardhet cështja. Por një marins i cili ka preferuar të mbetet anonim tha për Associated Press se një nga informaticienët është hequr nga puna pasi kishte postuar një link të fotografive. Skandali u bë publi nga “The Uar Horse”, një organizatë jo fitim prurëse e drejtuar nga ish marinsi Thomas Brennan i cili është kthyer në objektiv fyerjesh dhe kërcëmnimesh. Ndërsa ata që kanë publikuar fotografitë në rrjette sociale mund ta paguajnë shtrenjtëpasi do të përballe me gjyqin ushtarak. Fotografitë aktualisht janë hequr nga rrjetet.
Prej kohësh marinsat amerikanë kanë qenë objekt skandalesh si pasojë e abuzimeve ndaj grave. Sipas të dhënave të departamentit amerikan të mbrojtjes në vitin 2011 denoncimet për rastet e dhunës kanë qenë 3.192, një për qind më shumë se një vit më parë. Departamenti vlerëson se 86 për qind e viktimave zgjedh të heshtë dhe një sondazh i Pentagonit tregon se në 2010-ën, numri rel i agresioneve ka tejkaluar shifrën e 19 mijë rasteve. Pjesa më e madhe e viktimave janë femra, por më të përndjekurit në mënyrë absolute mbeten meshkujt. /abc/