Gjykata Kushtetuese ka refuzuar si të pa bazë ankesën e Arban Abrashit për vendimin e PZAP-së, për zgjedhjet në Prishtinë.
Kushtetuesja ka marrë vendim në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai do të vazhdojë të mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Lajmi.net/