Nëse nuk shfaqet prova të reja, atëherë ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, nuk do të përballet me hetim ndaj dyshimeve se e kishte mashtruar Parlamentin britanik para pushtimit të Irak në vitin 2003, ka thënë sot një komitet i ligjvënësve britanikë.
Një hetim zyrtar që ka zgjatur shtatë vite ndaj luftës në Irak, e pastroi ish-kryeministrin nga akuzat se ai e kishte marrë një vendim personal dhe të provueshëm për ta mashtruar Parlamentin apo publikun, ka thënë sot Komiteti i Çështjeve Kushtetuese dhe Administratës Publike i Parlamentit, transmeton Express.
Ky komitet shtoi se disa hetime ndaj luftës përçarëse nuk ofrojnë ndonjë bazë të mjaftueshme për hetim parlamentar ndaj Blair.
Vendimi për t’u futur në luftën e udhëhequr nga SHBA-ja në Irak ishte veprimi më kundërthënës i Blair si kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë viteve 1997-2007. Në këtë luftë u vranë 179 trupa britanikë, gati 4.500 amerikanë dhe më shumë se 100.000 irakianë./Express/