Pavarësinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar e kanë njohur vetëm dy shtete, po aq sa e kishin njohur edhe në vitin 2016.
Procesi i njohjeve ndërkombëtare ka ngecur në katër vjetët e fundit, përderisa Serbia është duke lobuar fuqishëm që shtete të caktuara t’i tërheqin njohjet e tyre.
Vetëm dy shtete e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar, aq sa e kishin njohur edhe në vitin 2016.
Për dhjetë vjet shtet Kosova ka arritur t’i sigurojë vetëm 115 njohje ndërkombëtare, përderisa vendi njëkohësisht po përballet me lobim të fuqishëm të Serbisë tek disa shtete që t’i tërheqin njohjet e tyre.
Në vitin 2018, kur Kosova e kishte shpallur Pavarësinë, vendi ishte njohur nga 53 shtete dhe që nga ajo kohë procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka ngecur dukshëm, shkruan “Zëri”.